Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.4391 i datës: 08.02.2023 nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2022,
3. Propozim për lirimin nga tatami në pronë për vlerën deri në 100 Euro për të gjithë tatim paguesit e Komunës së Kamenicës për vitin 2023,
4. Miratimi i planit vjetor të punës së KKSB-së për vitin 2023,
5.Të ndryshme.
Pas hapjes së mbleshjes nga kryesuesi është propozuar që të hyjë në rend dite edhe pika:
5. Propozim vendim mbi formimin e komisionit për organizimin dhe mbajtjen e dëgjimeve buxhetore të KK Kamenicë për vitin 2024-2026.
Të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/