Komiteti për Politikë e Financa, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të radhës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe ajo për propozim vendimin për formimin e komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.
Anëtarët e këtij komiteti, lidhur me këtë pikë, thanë se pasi të kalohet ky vendim në Kuvend, duhet filluar procedurat për ndryshimin e rregullorës komunale për fuknsionimin e këshillave të fshatrave e nxjerrë në vitin 2015, bazuar në udhëzimin administrativ 2016 dhe pastaj të caktohet komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave.
Në këtë mbledhje u diskutua propozim vendimi për formimin e komiteteve konsultative, ndërkohë u dhanë një informatë mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, si dhe një informatë, mbi punën e komiteteve funksionale për fillim vitin 2018.