Në Viti, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt dhe atë nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi. Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoj ata rreth vlerësimeve të ligjshmërisë për vendimet e fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë, të cilat poashtu kanë kaluar përmes këtij komiteti.
Megjithatë para hyrjes në rendin e ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Pyetjeve të anëtarëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu. Me qenë se është mbledhja e fundit për këtë vit e këtij komiteti, kryesuesi Azizi i falënderoj të gjithë për kontributin e dhëne gjatë vitit 2023.
Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe u miratuar këto pika të rendit të ditës:
– Procesverbali nga mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politike dhe Financa.
– Propozim vendimi për miratimin e listës se veçante të pronave të paluajtshme te komunës, qe planifikohen për periudhën në shfrytëzim gjate vitit 2024.
– Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të Vendimit me Nr.01-110/05-1311, të datës 30.10.2023 për dhënien në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a (KEDS) në Viti për vendosjen e trafove elektrike.
– Propozim vendimi për planin e punës së Komitetit për Komunitete te Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024.
– Propozim vendimi për aprovimin e punës së komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjate te pronave në fshatin Devajë të komunës së Vitisë.
– Propozim vendimi për miratimin e Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031 te Komunës së Vitisë.
Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë rreth dy pikave të fundit, ku edhe u kërkuan disa sqarime. /2LONLINE/