/2L ONLINE/ – Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport (KKRS), në takimin e mbajtur sot, ka miratuar Raportin e Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2016, Raportin e punës së Komitetit për vitin 2016 si dhe Planin e punës së Komitetit për vitin 2017
Shpresa Kurteshi, kryesuese e KKRS-së, edhe gjatë vitit 2016, Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport, ka qenë tejet i angazhuar dhe i përkushtuar në çështjet që i janë adresuar e që janë ngritur brenda trupës për shqyrtim dhe diskutim. “Duke shfrytëzuar gjithë kapacitetin intelektual, njerëzor dhe profesional, kjo trupe, besoj se ka arritur ta kryej punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Si përfundim, ka arritur që çështjet me interes t’i orientojë drejt organeve tjera komunale, duke nxjerrë rezultate pozitive, gjithmonë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Kuvendin Komunal dhe me Zyrën e Krytarit të Komunës” ka thënë Kurteshi.
Ajo shtoi se KKRS, nga mbledhjet e rregullta që ka mbajtur gjatë vitit 2016, ka arritur të shqyrtoj, miratoj dhe të nxjerrë një numër të konsiderueshëm të rekomandimeve e qe i ka adresuar tek Komiteti për Politikë dhe Financa.
Kurteshi tha se KKRS, respektivisht anëtarët e kësaj trupe komunale, përveç rekomandimeve, kanë ngritur shqetësime të tjera dhe kanë kërkuar informata mbi zhvillimet dhe ngecjet që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin
“Në kuadër të këtij raporti, gjithmonë në emër të Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, jam munduar që veprimtarinë njëvjeçare të kësaj trupe ta prezantojë para Kuvendit Komunal, duke përfshirë gjithë informacionin e nevojshëm. Vlen të theksoj se për mbarëvajtje në punë, KKRS-së i ka shërbyer konstuktiviteti, bashkëpunimi dhe klima e mirë politike që gjithmonë e ka pas brenda vetes. Sigurisht, duke e praktikuar këtë mënyrë të punës, rezultatet pozitive nuk kanë munguar: thënë Kurteshi.
Sipas saj, KKRS, do të vazhdojë të punojë, me një intensitet edhe më të shtuar se kaq. Aktiviteti që është bërë dhe po bëhet, përherë ka për qëllim të jap reflektim pozitiv në gjitha sferat përkatëse.
Gjithashtu, KKRS, ka miratuar dhe Planin e punës për vitin 2017, plan ky i harmonizuar me aktivitetet e NJKRS, me pritshmëri të realizimit të tij sipas parashikimit.
Komiteti, ka miratuar dhe Raportin e Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku ka vlerësuar punën dhe aktivitetet e gjitha sektoreve, duke u zotuar se edhe në të ardhmen me një mënyrë të tillë të punës, priten rezultate të mira që do të shkojnë në favor të fushave në fjalë. /2L ONLINE/