Komiteti për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e 7-të të rregullt, ku është folur për gjërat e ndryshme të cilët ndërlidhën kryesisht me jetën e komuniteteve të ndryshme të cilët jetojnë në komunën e Vitisë.
Në veçanti është folur rreth mundësisë së punësimit të komuniteteve pakicë në këtë komunë.
Anëtarët u pajtuan se çështja e papunësisë është e pranishme në gjithë Kosovën megjithatë potencuan se punësimi i anëtarëve të këtij komuniteti do të ndikonte pozitivisht në mirëqenien e tyre.