Komiteti për Komunitete i Kuvendit komunal të Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me që rast është diskutuar rreth pozitës së komunitetit kroat të Letnicës.
Anëtarët e këtij komiteti, vendosën që ti drejtohen me një rekomandim Kuvendit Komunal për të ndihmuar komunitetin kroat të Letnicës me gjëra ushqimore, dru për ngrohje etj.
Ndërkohë që u pajtuan që pasi të merret një vendim për mbështetje të komunitetit kroat të Letnicës, anëtarët e Komitetit për Komunitete të vizitojnë banorët e Letnicës.