Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm në Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).Lajmin e ka bërë të ditur per RTK ministri i Sportit, Memli Krasniqi.
“ Kam nderin te ju njoftoj se me Kryetarin e Komitetit Olimpik te Kosoves, z. Besim Hasani, sapo morem lajmin qe Komiteti Olimpik i Kosoves eshte pranuar si anetar i perkohshem ne Komitetin Olimpik Nderkombetar. Urime sportisteve tane. Urime mbare Kosoves”, tha per RTK Memli Krasniqi.