Me 1 maj 1918 u themelua në ilegalitet Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili në programin e tij kishte çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe demokratizimin e tij. Në nëntor të vitit 1918 selia e Komitetit u vendos në Shkodër legalisht.
Shkruan: Sami ARIFI
Komiteti themeloi degët në qendrat kryesore të Kosovës dhe mbajti lidhje të vazhdueshme me prijësit e Lëvizjes Kombëtare në teren. Komiteti drejtohej nga atdhetari i shquar, Hoxhë Kadri Prishtina, ndërsa sekretar ishte Bedri Pejani, e bashkëpunëtorë dhe veprimtarë të dalluar ishin: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Beqir Vokshi e të tjerë. Komiteti kishte edhe organin e vet, gazetën “Populli”.
Konferenca e Paqës së Versajës e organizuar nga pesë Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore (SHBA, Angli, Francë, Itali, Japoni), e cila filloi punimet më 18 janar 1919, nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptarëve për t’i korigjuar padrejtësitë që u kishin bërë shqiptarëve në të kaluarën, ato konfirmuan vendimet e marrura në Berlin 1878, në Londër 1913 për copëtimin e trojeve shqiprare. Kjo Konferencë vendosi që trevat shqiptare të përfshiheshin në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.
Qëndrimi i amerikanëve për çështjen e Shqipërisë, për t’i larguar trupat e huaja që ishin brenda kufijve të Shqipërisë të vitit 1913 (kufi të vendosur që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër), ishte që të ndahej nga çështja Shqipërisë çështjet e Adriatikut, pra, kjo pos që do të mbroj shtetin shqiptar që të mos bëhet pre e copëtimeve të mëtutjeshme, njëherit do të kthej në lojë opcionin e Konferencës së Londrës.
Konferenca e Paqës në Paris, me këtë veprim, pamundëson veprimin e Lëvizjes irredentiste të Kosovës që ishte formuar në maj të vitit 1918, me emrin “Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës“, në Shkodër, e që kishte fituar përkrahje në vend, Komiteti kërkonte opsionine për shtetin etnik shqiptar, i cili duhej të arrihej qoftë edhe me anën e luftës së armatosur-do të mbështetej nga pjesa më e madhe e elitës politike të vendit, madje do të shfaqet edhe si kërkesë e delegacionit të Qeverisë së Durrësit në Konferencën e Paqes në Paris.
Kthesa në qëndrimin e qeverisë shqiptare ndodhi pas qershorit të vitit 1923, kur qeveria e A. Zogut iu nënshtrua presioneve të parreshtruara në këtë kohë nga ministri i Jashtëm jugosllav Ninçiç në parlamentin jugosllav.
Ai akuzoi qeverinë shqiptare se inkurajonte veprimet e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe të komitëve maqedonas kundër Jugosllavisë. Nisur nga këto analiza Ministria e Jashtme e paralajmëronte Kryeministrinë se “në qoftë se ne nuk i marrim parasysh këto ankesa të qeverisë serbe atëherë ajo do të merrte të gjitha masat për të shtërnguar qeverinë shqiptare, midis të cilëve do të ishte edhe mbyllja e kufirit dhe ndalimi i tregtisë së gjërave ushqimore”.
Para vitit 1939 llogaritej që më shumë se gjysmë milioni shqiptar nga dhuna mërguan prej Jugosllavisë për shkak të humbjes së tokave të tyre (konfiskimi i tokave shqiptare nga pushteti jugosllav), shumica shkuan në Turqi dhe në SHBA-ës ndërsa disa mijra kaluan në Shqipëri.
Udhëheqësi kosovar Hasan Prishtina, më 2 mars 1929, i drejtoi një peticion (përkujtesë) Lidhjes së Kombeve ku ankohej se autoritetet nuk lejonin asnjë shkollë për pakicat shqiptare në Jugosllavi, siç përmendte ai, përgjithësisht shtypte dhe mohonte të drejtat civile dhe politike të tyre.
Lidhja e Kombeve e shqyrtoi peticionin (përkujtesën) e dërguar nga Hasan Prishtina, më 18 shtator 1929 por jugosllavët u arsyetuan se kishin marrë disa iniciativa në këtë drejtim, por se, dërguesi i peticionit ai (Prishtina) ishte një nacionalist kundët tyre. Prandaj Këshilli i Lidhjes vendosi që, për shkak të paqartësive dhe të kaluares së autorit të peticionit (përkujtesës), si dhe duke shqyrtuar përgjigjjen e hollsishme dhe përgjithësisht të kënaqëshme të qeverisë jugosllave nuk ndërmorën asnjë veprim për ato që ishin shtruar në peticionin (përkujtesën) e Hasan Prishtinës.
Meqë s’pati ndonjë reagim zyrtar të Tiranës, Lidhja e Kombeve s’mori asgjë në këtë drejtim. Sipas Zogut, Kosova kishte humbur përfundimisht për Shqipërinë, ndaj edhe në mënyrë sistematike i shtypte anëtarët e Komitetit të vjetër të Kosovës.
Zogu për të qëndruar në pushtet ndaj kundërshtarëve të tij politik komplotonte pa pushim, duke marrë masa ekstreme për të zhdukur ndonjë tradhti të mundëshme. Një nga udhëheqësit e fundit të mbetur gjall të Komitetit të Kosovës, Hasan Prixshtina, në fillim të vitit 1933, u vra në Selanik, pothuajse pa asnjë dyshim me urdhër të Zogut.