Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të Gjilanit, duke respektuar masat kundër virusit.
Qëllimi i takimit, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, ka qenë vlerësimi i procesit mësimor gjatë këtyre dy javëve, lidhur me respektimin e masave anti-COVID-19.
Ismajli, në emër të Komitetit, ka kërkuar mobilizim shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit corona, duke monitoruar në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit lidhur me mbajtjen e maskave, mosgrumbullimin, përkatësisht mbajtjen e distancës.
Në takim të Komitetit kanë marrë pjesë dhe kanë adresuar qëndrimet e tyre edhe Dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e QRSHP’së në Gjilan, Dr. Ukshin Ismaili, drejtor Klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mireqënie Sociale, Dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF’së, sikurse edhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica. /2LONLINE.com/