Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas publikimit të rasteve të reja, do të vazhdojë ta menaxhojë situatën me pandeminë, duke përfshirë të gjithë mekanizmat komunal dhe regjional.
Komiteti komunal, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, do t’i marrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së virusit.
Komiteti apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i përbahen vendimit të fundit të qeverisë, qëllimi i të cilit është për ruajtjen e shëndetit publik.
Komiteti do t’i mbikqyrë në përpikmëri subjektet afariste të prekura me vendimin e ri, përmes inspekcionit komunal dhe mekanizmave shtetëtorë.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: 1604 të infektuar në total, 1232 të shëruar, 52 të vdekur, 320 raste aktive, të hospitalizuar që janë të konfirmuar me COVID-19 janë 28, ndërkaq mostra në pritje janë 294./2LONLINE.com/