Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka pranuar një sasi ndihmash nga kompania “Elkos”.
Këto ndihma me ujë, lëngje e artikuj të tjerë për nevojat e pacientëve, i janë dedikuar Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar këtë kompani për donacionin, duke thënë se kjo është një mbështetje e madhe në
kohë pandemie për ta përballuar situatën jo të lehtë.
Gjilani ka pranuar donacione të ndryshme edhe nga shumë kompani e njerëz të vullnetit të mirë, të cilët i ka nderuar me mirënjohje të vecanta.