Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e tij të radhës sipas agjendës së paraparë.
Gjatë takimit të sotëm, Komisioni për Çështje Normative shqyrtoi edhe një herë nen për nen draftin e Rregullores për Rekrutimin dhe Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorëve Profesional në sistemin prokurorial, draft ky i përgatitur po nga ky komision gjatë takimeve të mëhershme.
Kjo rregullore parasheh mënyrën, kriteret dhe procedurën e rekrutimit të bashkëpunëtorëve profesionalë në sistemin prokurorial, ndërsa ka për qëllim të realizohet një procedurë me efikase dhe më profesionale për rekrutimin e tyre.
Në fund të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, unanimisht vendosën që drafti i finalizuar i kësaj rregulloreje të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës. /2LONLINE/