Edhe në komunën e Vitisë, sot mbahet testi i maturës në shkollat e mesme të kësaj komune.
Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit në Viti, janë bërë gjitha përgatitjet që testi i maturës të zhvillohet normalisht dhe pa ndonjë problem, konform rregullave dhe kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit të republikës së Kosovës.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në orët e paradites një delegacion të Komisionit shtetëror të testit të Maturës, me që rast është njoftuar me ecurinë e zhvillimit të këtij testi në komunën e Vitisë.
Ai gjithashtu i ka uruar gjithë maturantët e Vitisë për rezultate sa më të mira, ndërkohë që komisionit punë të mbarë e të suksesshme.