Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë, i kryesuar nga Faton Topalli, kryetar i Komisionit, ka realizuar një vizite pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Gjilan.
Komisioni është takuar me stafin drejtues, me ç’rast është njoftuar lidhur me punën e kësaj Drejtorie në përmbushjen e mandatit të saj, si dhe me aspekte të tjera që lidhen me sigurinë kombëtare.