Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vizitoi biznese dhe ndërmarrje publike në Gjilan
Sot një delegacion i Komisionit për Ekonomi vizitoi bizneset në Komunën e Gjilanit, si: RC COLA, ALBIMI, MENAKON, BARON, TIMONI, BEJTA COMMERCE, ARENA AG.
Gjatë takimeve u evidentuan problemet e tyre në një varg çështjesh, si me TVSH, procedurat e stërngarkura me akcizë, energjia elektrike e problematika të tjerë. Ata kërkuan mbështetje nga shteti në eksport.
Po ashtu, deputetët vizituan edhe ndërmarrjen publike “Hidromorava”, ku u priten nga bordi dhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. Deputetët u njoftuan lidhur me furnizimin më ujë të rajonit të Gjilanit dhe përmirësimet në shumë segmente, si zvogëlimi gradual i humbjeve të ujit dhe investimet në rrjet.
Deputetët ofruan mbështetjen e tyre në fushën e legjislacionit dhe kujdesin e fuqishëm për biznesin vendas dhe ndërmarrjet publike.
Delegacioni i komisionit përbëhej nga Jeta Statovci, zëvendëskryetare e parë, Fidan Jilta zëvendëskryetare e dytë dhe Driton Hyseni, Valentina Bunjaku – Rexhepi e Pal Lekaj, anëtarë. /2LONLINE/