Të prirë nga Zëvendëskryetarja e parë Jeta Statovci, anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti u pritën në takim nga Menaxhmenti dhe disa anëtar të Bordit të Drejtorëve të KRU Hidromoraves.
Tema kryesore e takimit ishte gjendja e furnizimit me ujë për banorët e regjionit ku ka mbulueshmëri me shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit nga Kompania Hidromorava.
Po ashtu u diskutuan edhe tema tjera si ndryshimet e nevojshme legjislative në sektorin e ujërave, investimet kapitale, impianti i ujërave të zeza, programi FLOWS, trajtimi institucional për borxhet e faturave të ujësjellësit për rastet sociale, etj.
Menaxhmenti së bashku me Bordin e Drejtorëve u zotuan për ngritje të shërbimeve cilësore për konsumatorë, ndërsa anëtarët e Komisionit ofruan mbështejtje në realizimin e vizionit dhe misionit të Kompanisë, thuhet në komunikatën e Hidromoravës. /2LONLINE/