Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Kamenicës ka njoftuar se Komisioni Komunal i caktuar për Inventarizimin e tokave bujqësore, së bashku me Menaxherin e Kompanisë “Geo & Land”, Përparim Ahmeti, kanë vizituar në terren grupet punuese për marrjen e mostrave të dheut.
Sipas njoftimit të Drejtorisë grupi i parë është vizituar në pjesën e Berivojcës, pastaj grupi i dytë ishte në pjesën e Kopernicës (Qafa e Kopernicës), si dhe grupi i tretë ishte në pjesën e Muçivercit.
Ky komision ka mbikqyrë nga afër marrjen e mostrave të dheut nga ekipet punuese. /2LONLINE/