Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja në mbledhjen e mbajtur ka inicuar procedurë disiplinore ndaj tifozëve të Gjilanit, Skifterave.
Në mesin e shumë procedurave hyn edhe ajo ndaj Skifterave, për shkak të ofendimeve që i bënë ndaj lojtarit Alban Tosuni në ndeshjen e fundit të barazhit me Besën.
Në raportin e Komisionit për këtë pikë thuhet:
8.Ndaj tifozëve të SC “Gjilani”(motivi-ku në minutat 84 dhe 87 fyen në kor lojtarin kundërshtar A.Tosuni në ndeshjen e barazhit SC “Gjilani” – KF “Besa” e zhvilluar në Prishtinë me datë 30.05.2019) sipas raportit të personit zyrtarë të ndeshjes.
Vërejtje u bë edhe ndaj lojtarit të Besës, Egzon Gashi, i cili kishte reaguar për referimin e ndeshjes tjetër të barazhit mes Vëllaznimit dhe Trepcës 89.
10.Ndaj lojtarit të KF “Besa“ Egzon Gashi me nr ID 002279M88 (motivi-deklarim në rrjete sociale ku përmes një statusi në Facebook ai komenton humbjen e ish- skuadrës së tij KF “Vëllaznimi” ku sipas tij referimi ishte skandaloz dhe ky është tmerri i futbollit me referimin e M.Bejtullahut).
Procedurë diciplinore u inicua edhe ndaj kryetarit të Vëllaznimit, Agim Canës dhe disa lojtarëve të kësaj skuadre.
Cana sipas Federatës ka thyer rregullat duke dhënë deklarata ofenduese pas ndeshjes me Trepçën 89.