Derbi ndërmjet Dritës e Gjilanit i zhvilluar javën e kaluar përveç futbollit të bukur dhe atmosferës së zjarrtë në stadium, pati edhe momente tensioni dhe hedhje të gjësendëve në fushë të cilat sigurisht që e prishën paksa imazhin e lojës.
Për këtë Komisioni i garave i dërgoi në disiplinor këto dy skuadrave, derisa ky Komision sot ka vendosur vetëm të hap procedurë disiplinore ndaj të gjithë akterëve duke kërkuar deklarata shtesë nga zyrtarët e ndeshjeve.
“FC Drita i hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga personi për siguri nga ajo ndeshje si dhe delegati i FFK-së lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e FK-së. Ngjashëm është edhe Gjilani. Edhe Ferizaj dhe zyrtari i saj Nadir Haxhimusa mund të dënohen për shkak të mosorganizimit të mirë të ndeshjes me Feronikelin.
Futbollisti i Trep[ës’89 Akbert kaçiku për shkak të kartonit të kuq në sfidën ndaj Flamurtarit i është kërkuar deklaratë shtesë para se të merret vendimi.