Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqiptuar dënimet për procedurat disiplinore. Skuadrat e derbit më te zjarrtë, Drita dhe Gjlani, janë denuar me nga 1 mije euro.
Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.02.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e nisura nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XIX-të e Ipko Superligës dhe javës së ; XVIII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 22-23.02.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC DRITA – SC GJILANI 2;0 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e shisheve të PVC në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjës nga ana e tifozerisë së klubit nikoqir minutat 12 dhe 17) Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2/1 të Rregullores disiplinore; denohet me të holla në shumë prej ; 1000 (njëmijë) euro . Afati pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
SC “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje të gabuara nga ana e simpatizuesve të klubit të tyre gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së XVIII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC DRITA – SC GJILANI 2;0 (raportet zyrtare ; hedhja e shisheve të PVC në fushë, tri kanaqeve dhe një shishe qelqi ; minutat 46,65,72 dhe në mintën e 73 goditet në shpinë lojtari kundërshtar me numër 22). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 nenin 53 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrfai 1 pika 2/1 të Rregullores disiplinore; denohet me të holla në shumë prej; 1000 (njëmijë) euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).