Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore në ballafaqimin ndaj Irlandës së Veriut, duke e mundur me rezultat 3-2, ndeshje kjo në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova realizoi dy herë me Vedat Muriqin në minutat 9′ 52′, ndërsa Zymer Bytyqi realizoi në minutën e 19′.
Ndërkohë, golat për Irlandën e Veriut u realizuan nga Shayne Lavery 45′ dhe Daniel Ballard 83′.
Të dielën, më 12 qershor, Kosova do të luajë si mysafire e Greqisë.
Me fitoren e sontme, Kosova ka arritur t’i mbledhë gjashtë pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C.