Komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Kapiten Florim Klaiqi realizoi një takim për fundvitime kryesuesit e Këshillave Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Kamenicë .
Nga të gjithë të pranishmit situata e sigurisë ne zonën e përgjegjësisë së Kamenicës u cilësua e qetë dhe pa raste që e cenojnë sigurinë e përgjithshme.
“Të gjithë u dakorduan për një bashkëpunim më të thellë me Policinë e Kosovës dhe faktorët tjerë të sigurisë, kryesuesit e KLSP-ve premtuan kontribut më të madhe por edhe angazhim më të anëtarëve të KLSP-ve në mënyrë që siguria të jetë në nivelin e duhur”, ka bërë me dije, toger Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i Policisë së Kosovës. /2LONLINE/