Komandanti i LMT-së, Mustafa Goce dhe zv/komandanti Ali Baran , vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari i Këshillit, Naim Aliu me bashkëpunëtorë.
Kryetari Aliu e falënderoi kapitenin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT-së ka me KBI-në, në Gjilan.
Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI-së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.
Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi. /2LONLINE.com/