Komandanti i LMT major Oral Ates dhe zëvendëskomandanti Selami Kutbay, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari Këshillit, Naim Aliu.
Kryetari Aliu e falënderoi majorin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së dhe për aktivitetet e ndërmarra për Muajin e Ramazanit.