Në kuadër te bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, delegacioni i FSK-së i përberë nga Komandanti i Gardës Kombëtare, Gjeneral brigade Xhevahir Geci dhe komandanti i Regjimentit të Xhenios, Nënkolonel Rifat Maloku kanë vizituar kontingjentin e FSK-së, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin xhenier për tërheqjen e urës në Korçe e vendosur në vitin 2018.
Me ketë rast Komandanti i Gardës Kombëtare, Gjeneral Geci përgëzoi pjesëtarët që ishin të angazhuar në operacion për profesionalizmin e treguar, duke shtuar që me realizimin e projekteve të tilla po u shërbejnë qytetarëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Pjesëtarët e FSK-së gjatë ditës së djeshme kanë përfunduar me sukses tërheqjen e urës, e cila do jetë e gatshme për shfrytëzim në mbështetje të autoriteteve civile. /2LONLINE.com/