Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raportoi sot para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjeneral Jashari informoi anëtarët e komisionit lidhur me planet, Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, zhvillimet, sfidat si dhe arritjet e FSK-së për vitin 2023.
Gjithashtu ai iu përgjigj pyetjeve të shtruara nga deputetët lidhur me personelin, mirëqenien, prokurimet ushtarake, infrastrukturën, etj.
Gjatë këtij raportimi deputetët e komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i rikonfirmuan Gjeneral Jasharit mbështetjen e tyre të pa rezervë në zhvillimet e FSK-së, drejt kapaciteteve të plota në përmbushje të misionit, thuhet në njoftimin e FSK-s. /2LONLINE/