Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim zv. Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican.
Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Irican për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim. Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë.
Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Irican gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan për rritjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm i cili do të ishte në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon. /2LONLINE/