DYLON

Nazim Gagica: Aleancës po i bashkohen shumë njerëz që ia duan të mirën Gjilanit dhe Kosovës

Nazim Gagica: Aleancës po i bashkohen shumë njerëz që ia duan të mirën Gjilanit dhe Kosovës
Avatar photo Redaksia

”Vizionit tonë në Aleancë iu bashkua ish-i burgosuri politik, veprimtari i pandalshëm e i dalluar i çështjes kombëtare, Refik Kadriu”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai bëri me dije se, Refiku është shembulli më i mirë i shqiptarit atdhedashës, i qytetarit të edukuar e një miku të pashoq. Refiku është vlerë e shtuar në Aleancë.

EkoHigjiena

“Aleancës po i bashkohen shumë njerëz që ia duan të mirën Gjilanit dhe Kosovës, njerëz dhe familje të dëshmuara ndër vite për kontributin e madh në interes të përgjithshëm”, ka thënë Gagica i AAK-së.

Ai shtoi se Aleanca tanimë është shndërruar në adresë për të gjithë qytetarët.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.