Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Presidentin dhe delegacionin e Rochester Institute of Technology në Kosovë, Dr. Kamal Shahrabi.
Gjatë takimit të dy palët folën për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve që nga viti 2005, ku nga FSK janë shkolluar me qindra oficerë në këtë institucion të arsimit të lartë.
Komandanti i FSK-së shprehu falënderimin për kontributin e dhënë në edukimin dhe përgatitjen e kuadrove në mënyrë profesionale dhe me arritje të larta akademike të cilat i kanë dëshmuar ndër vite.
Fokus i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe hapjen e horizonteve të reja që të jenë në hap me zhvillimet globale.
Gjeneral Jashari prezantoi synimet e tij për vitin 2024 e tutje lidhur me zgjerimin e përpjekjeve në fushën e mbrojtjes kibernetike, komunikimin strategjik, etj.
U arrit pajtueshmëri për bashkëpunimin në avancimin e rekrutimit të gjeneratave të reja dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e hulumtimit shkencor dhe atë të sigurisë. /2LONLINE/