Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e Kontingjentit të Forcave të Armatosura Turke në Kosovë, Kolonel Recai Yilmaz i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarja Turke e Komandantit të FSK-së Kolonel Sevilai Camur.
Gjeneral Jashari fillimisht përgëzoj Kolonel Yilmaz-in për marrjen e detyrës së re. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin aktual në mes të FSK-së dhe ushtrisë Turke dhe fushat potenciale për ngritjen e këtij bashkëpunimi. Kolonel Yilmaz deklaroi gatitshmërinë e ekipeve turke për mbështetje në trajnimin e pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të reja.
Gjeneral Jashari dhe Kolonel Yillmaz, u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Kontingjentit Turk.