Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral James McConville, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (Conference of European Armies) 2023 në Gjermani.
Kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, që drejtohet nga SHBA-të, shfrytëzohet si platformë për bashkërendim të bashkëpunimit për siguri dhe mbrojtje.
Oficerë të lartë ushtarak, komandantë të forcave tokësore, dhe përfaqësues tjerë të vendeve aleate dhe partnere Evropiane me SHBA-të, shfrytëzuan konferencën për të diskutuar sfidat e sigurisë në Evropë, rajon dhe më gjerë.
Konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të ushtrive në Evropë. /2LONLINE/