Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti ne takim lamtumirës Nënkolonel Nikolaus Krykunivky
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës, Nënkolonel Nikolaus Krykunivsky, të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i cili ishte në mision në Kosovë në cilësinë e Këshilltarit të Komandantit të FSK-së, nga shkurt 2023.
Gjatë shërbimit në Kosovë si Këshilltar i Komandantit të FSK-së, Nënkolonel Krykunivsky ka treguar përkushtim, angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës duke kontribuar në forcimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dy-palëshe.
Në fund të takimit, për kontributin e tij në FSK, Gjeneral Jashari e dekoroi me mirënjohje. /2LONLINE/