Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës, nënkolonelin Matthew Walker, Atashe i Mbretërisë së Bashkuar i akredituar në Kosovë që nga viti 2020.
Në këtë takim morri pjesë edhe atasheu i sapoemëruar i Mbretërisë së Bashkuar për Kosovë, Nënkolonel Edward Green.
KOMFSK falënderoi Nënkolonelin Walker, i cili gjatë shërbimit të tij si atashe arriti që të shtyjë përpara shumë projekte, stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta.
Gjatë periudhës 2020-2023 ai ndër shumë arritje të tjera, gjithashtu arriti të koordinojë pjesëmarrjen e FSK-së në dislokimet në Ishujt Falkland, vijimin e shkollimeve për pjesëtarët e FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar, organizimin e trajnimeve kolektive në Kosovë, pjesëmarrjet në Cambrian Patrol, si dhe shumë aktivitete tjera bilaterale.
Në fund të takimit, gjeneral Jashari dekoroi nënkolonelin Walker me medaljen “Shërbim Vetëmohues” për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar kështu në thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /2LONLINE/