Me rastin e përfundimit të mandatit si Atashe i Mbrojtjes se SHBA-ve në Kosovë, Kolonel Stephen Rose u dekorua me Medaljen për Shërbim Vetëmohues nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Kjo medalje iu dha me motivacionin për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës.
Kontributi i Kolonelit Rose në thellimin e bashkëpunimit të partneritetit ushtarak në mes të FSK-së dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve është dëshmi që SHBA-të janë partnerë kredibil dhe strategjik.
Në anën tjetër Koloneli Rose falënderoi Gjeneral Jasharin dhe ushtarakët e FSK-së për gatishmërinë e tyre në koordinim dhe bashkërendim të përpjekjeve të përbashkëta. /2LONLINE/