Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sado e pakuptimtë të ketë qenë fjala e deputetit, Rexhep Selimi, shumë herë më i pakuptimtë kanë qenë reagimet e “komandantëve” ( që në fakt asnjëri nga ata nuk kanë qenë komandant në kohën kur duhej të ishin), ndaj fjalës së përmendur? A mund të konsiderohen ato reagime spontane? Vështirë! Atëherë ç’patën? por akoma më banale janë përpjekjet për të mbajtur gjallë ketë debat nga intelektualë, analistë, gazetarë e medie?!!! A thua vërtetë, më problematike paskan qenë, disa veprime të luftës, të para luftës apo veprimet e pas luftës e sidomos këto të pas pavarësisë? E pra në qeverisjen e vendit (në të dy nivelet), në Sistemin e Drejtësisë, në Sistemin e Sigurisë, të Arsimit e të Shëndetësisë, nuk ka pas shumë komandantë (pa thonjëza) të luftës, ka pas e ka më shumë “komandantë” paqësor e trashëgimtarë të ish pushtetarëve.
Ja postimi i plotë:
Sado e pakuptimtë të ketë qenë fjala e deputetit, Rexhep Selimi, shumë herë më i pakuptimtë kanë qenë reagimet e “komandantëve” ( që në fakt asnjëri nga ata nuk kanë qenë komandant në kohën kur duhej të ishin), ndaj fjalës së përmendur? A mund të konsiderohen ato reagime spontane? Vështirë! Atëherë ç’patën? por akoma më banale janë përpjekjet për të mbajtur gjallë ketë debat nga intelektualë, analistë, gazetarë e medie?!!! A thua vërtetë, më problematike paskan qenë, disa veprime të luftës, të para luftës apo veprimet e pas luftës e sidomos këto të pas pavarësisë? E pra në qeverisjen e vendit (në të dy nivelet), në Sistemin e Drejtësisë, në Sistemin e Sigurisë, të Arsimit e të Shëndetësisë, nuk ka pas shumë komandantë (pa thonjëza) të luftës, ka pas e ka më shumë “komandantë” paqësor e trashëgimtarë të ish pushtetarëve.
Nga Jakup Krasniqi
Ka kohë, mbase edhe vite që në shoqërinë shqiptare nuk është organizuar një debat përmbajtjesor për problemet reale të shoqërisë sonë. Në ndonjë kohë edhe nëse është filluar në ndonjë medie debat përmbajtjesor është dalë ndonjë medie e “pavarur”, e cila më mjeshtri e ka zhvendosë debatin nga probleme reale në ato jo reale. Nuk ka asnjë dyshim se “debati” për “komandantët”, është një debat që i zhvendos problemet reale të një kohe tjetër, por ky debat i degjeneruar, e ka zhvendosur debatin nga problemet e shumta të kohës sonë. S’kam asnjë dyshim, këto zhvendosje kanë mundësi t’i bëjnë vetëm pehlivan e akrobat të mëdhenj të skenës politike.
Shoqëria shqiptare i ka 1001 arsyeje që ta zhvilloj një debat përmbajtjesor për të dalë nga kjo agoni e pa shpresë apo më pak shpresë, por sa “debati” për “komandantët” i hapë rrugët nga duhet të eci kombi ynë? Nuk kam asnjë dyshim se debatin e filloi krejt gabim, deputeti Rexhep Selimi, i cili përdori një fakt të vjetër, që nuk duhej ta përdorte për 101 arsyeje, për të kundërshtuar zgjedhjen e kandidatit për President në Kuvendin e Kosovës. Pse po e them ketë: Në rend të parë, pse gjatë këtyre 17 viteve, kanë ndodhur kaq shumë ngjarje, janë bërë kaq shumë gabime, ka pas kaq shumë dështime në qeverisjen e vendit, në secilin segment të jetës institucionale, si në atë të zhvillimit ekonomik të vendit, në sundimin e rendit e të ligjit, në atë të punësimit, të arsimit e shëndetësisë e deri të zhvillimi i demokracisë, sa rrëfimi për të kundërshtuar kandidatin për President, me një ngjarje më të vjetër se 17 vjet, ishte e është më shumë sesa absurditet. Se dyti, kaq shumë gabime të mëdha politike janë bërë gjatë Bisedimeve politike (2012 – 2015) në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, sa nuk është dashur në asnjë mënyrë atë ditë të përmendej Familja emblematike e Jasharëve. Por si duket deputeti Selimi nga emocionet, nuk ka pasur mundësi t’i përzgjedhë argumentet e duhura kundërshtuese në seancën e 26 shkurtit. Pra nuk kishte asnjë arsyeje që ky diskutim emocional të na bëhej debat kaq “interesant”, nga i cili “do të zbuloheshin sekretet e luftës”?!
Sado e pakuptimtë të ketë qenë fjala e deputetit, Rexhep Selimi, shumë herë më i pakuptimtë kanë qenë reagimet e “komandantëve” ( që në fakt asnjëri nga ata nuk kanë qenë komandant në kohën kur duhej të ishin), ndaj fjalës së përmendur? A mund të konsiderohen ato reagime spontane? Vështirë! Atëherë ç’patën? por akoma më banale janë përpjekjet për të mbajtur gjallë ketë debat nga intelektualë, analistë, gazetarë e medie?!!! A thua vërtetë, më problematike paskan qenë, disa veprime të luftës, të para luftës apo veprimet e pas luftës e sidomos këto të pas pavarësisë? E pra në qeverisjen e vendit (në të dy nivelet), në Sistemin e Drejtësisë, në Sistemin e Sigurisë, të Arsimit e të Shëndetësisë, nuk ka pas shumë komandantë (pa thonjëza) të luftës, ka pas e ka më shumë “komandantë” paqësor e trashëgimtarë të ish pushtetarëve.
Nuk kam për qëllim ta mbroj asnjë njeri për të bërat apo të pa bërat e tij, të luftës apo të pas luftës, të atyre që patën ideal apo s’patën ideal, por problemet e shoqërisë sonë, që janë probleme të mëdha pa asnjë dyshim. Por, këto probleme (të viteve 2008 – 2016), jo vetëm që nuk mund të zgjidhen me ketë debat të shpifur, por zor që të zgjidhen as nga një veprim i përmasave të gjera i Gjykatës Speciale, pasi problemet tona janë shumë më të thella sesa ky që po shpërfaqet me “komandantët” e pas luftës! Për mua shumë më problematike është mënyra sesi arsyetohet bërja e koalicionit të tashëm e mënyra e zgjedhjes së Presidentit, sesa debati për “komandantët” e yshtur dhe mbajtja gjallë e këtij debati. Shtrirja e problemeve që duhet t’i shërojmë në shoqërinë tonë janë shumë më të gjera sesa jemi duke menduar?!
A kaq të varfër jemi, sa të debatojmë vetëm për historinë e jo ardhmërinë?!