Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë”.
Trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ushtria Turke, ku pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe granatave të dorës .
Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të gjitha llojet e armëve që mësuan në trajnim.
Përkushtimi që treguan pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët nga Kontingjenti Turk, kanë bërë që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësie në përdorimin e sigurt të armëve të Këmbësorisë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/