Kolumbia thyen rekordin e vet duke asgjësuar vitin e kaluar plot 100 mijë hektarë plantacione me bimë narkotike. Vendi amerikanojugor njoftoi se 94 për qind e fushave të mbjella me shkurret tropikale të kokës, lëndën bazë për prodhimin e kokainës, u shkatërruan nga autoritetet në mënyrë manuale.
Eliminimi me djegie është ndaluar nga gjykatat për arsye sigurie, dhe presidenti i vendit po nxit politika që kjo më zgjidhje efikase të aplikohet së shpejti.
Që prej ardhjes në pushtet 17 muaj më parë, dhe prej presionit amerikan, kreu i shtetit dhe qeveria e tij i kanë shtuar aksionet për eliminimin e plantacioneve ilegale, dhe kanë konfiskuar më shumë se 400 tonë kokainë.
Sipas Kombeve të Bashkuara, në 2018-ën vendi prodhues më i madh në botë i kokainës kishte mbjellë ilegalisht një sipërfaqe prej 169 mijë hektarë bimë kokaine.
Sasia që mjafton për të përgatitur mbi 1,100 tonë kokainë ka për destinacion kryesisht Amerikën.
https://www.youtube.com/watch?v=oDu0_DRD7uI&feature=emb_title