Dita e shtunë në pikëkalimin kufitar Konçul – Dheu i Bardhë janë regjistruar kolona, duke filluar nga orët e paradites, e sidomos në mesditë. Sipas qytetarëve që të shtunën shfrytëzuan këtë pikëkalimi për të hyrë në Kosovë nga drejtimi i Komunës së Bujanoc (Serbi), është dashur që të presin më shumë se zakonisht.
Ata thonë se pritjet e gjata (30 – 45 min) janë krijuar në një moment pasi një numër i konsiderueshëm e qytetarëve shqiptarë të Luginës gjatë fundjavave shkojnë në Kosovë për të kryer pazarin javor, e ca në vizita familjare.
Nga drejtimi i Kosovës për në Serbi nuk ka kolona dhe qarkullimi është duke lëvizur pa pengesa transmeton Titulli.