Asociacioni i Komunave të Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në organizoi takimin e parë për vitin 2023 me Kolegjiumin e Zyrtarëve Ligjor.
Në këtë takim u miratua Plani i Punës së Kolegjumit për vitin 2023, me prioritete, objektiva dhe aktivitete, duke përshirë takime një ditore, punëtori e trajnime.
Po ashtu u shqyrtua edhe Programi Legjislativ i Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, ku nga 100 projektligje që i ka paraparë ky program, AKK-ja ka përzgjedhur 23 prej tyre, të cilat ndërlidhen me kompetencat e nivelit lokal.
Ndërsa anëtarët e Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjor shprehën interesim të marrin pjesë në grupe punuese gjatë hartimit të këtyre projektligjeve:
– Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës,
– Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.04/L-010 për Bashkëpunim ndërkomunal dhe
– Projektligji për vlerësimin dhe shqyrtimin e akteve të komunave.
Po ashtu u diskutuan edhe disa çështje aktuale me të cilat po ballafaqohen komunat lidhur me zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publik dhe u dhanë opinione për situata të caktuara. /2LONLINE/