DYLON

Presidentja Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim – Shpëtim për aksionin humanitar në Turqi

Presidentja Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim – Shpëtim për aksionin humanitar në Turqi
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilës ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.