(2L ONLINE) – Ne vetëm se kemi shkruar njëherë për të njëjtën çështje, por…! Është kjo rrugica që qon nga qendra në hapësirën mbrapa ndërtesës trembëdhjetëkatëshe – Soliteri. Gjithmonë e njëjta skenë që përsëritet. Ndalohet parkimi, ndërsa veturat vazhdojnë të parkohen mu sikur shenja t’i thërret ejani e parkohuni këtu!.
Është e ndaluar të parkohet aty dhe kjo tregohet edhe përmes shenjës së komunikacionit. Dhe, nuk kalon kohe e gjatë dhe gjithnjë sheh skena të ngjashme kur policet thërrasin servisin për largimin e makinave të parkuara, i cili i merr ato dhe i dërgon në oborrin e destinuar për t’i mbajtur derisa të kruhet pagesa-dënimi për të lejuar tërheqjen.
E pronarit për ta marrë prapë makinën e tij i duhet të nxjerrë para nga xhepi i tij e të paguaj dënimin edhe për parkim të ndaluar edhe për shërbimin e kompanisë që bënë tërheqjen e veturave të tilla. 35 Euro tok.
Është e çuditshme kjo kokëfortësi që kushton.
/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/