SHTEGTIM NË HISTORI “ MONOGRAFIA PËR KOKAJT 1842-2012”
Biser MEHMETI
Autori Nijazi Ramadani del para lexuesve dhe studiuesve me një botim të ri monografik, Shtegtim në histori “ Monografia për Kokajt 1842-2012” Kokajt që nga lashtësa). Një vepër që është një burim i pasur njohurish jo vetëm për Kokajt, por edhe më gjerë. Qëllimi i kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kokajt, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjella të tij me krahina e qytete të rëndësishme të jugut, lindjes dhe veriperewndim të gjeografisë sonë etnike me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut ( Qarku i Vlorës, Himarë, Qeparoi, Pilurë, Delvinë, Pukë, (komuna e Burimi), Krahinat e Matit e Kurbinit, Dardhë, Rjoli, Lezhë, Malësin e Madhe, Dibër, Pejë, Prizren, Kaçanik, Prishtinë, Gjilan, Preshevë, Shkup dhe deri në kufijtë e Kosovës Lindore. Në libër jepen të përmbledhura të dhëna referenciale të rëndësishme të onomastikës, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitoiogjike, demografike, folklorike si dhe të kujtesës historike. Për këtë libër, autori ka siguruar edhe mendimin e akademikëve e profesorëve të ndryshëm. Akademikut maqedonas me origjin shqiptare nga fshati Kokaj familja në krahinën e Matit Matëko]vski, mr.Vroin Koka, ish-amasador i RPSH në Budapest, me orgjinë nga familja me antroponimin Koka, J. Kokaj, E. Çabej, Koço Kokëdhima, botuesi i gazettes presigjioze “Shekulli”, Gjon Dedë Koka, prijës i Lëvizjeve kombëtare për pavarësi, paria e Delvinës, ( Kokajt), në kohëe Ali Pashë Tepelenës, dhe studuesit Xh. Meçi në veri, e etj.
MONOGRAFIA PËR KOKAJT NJË LIBER VLERASH KOMBËTARE
Autori sjell para lexuesve dhe studiuesve me një botim të ri monografi (“Kokajt…” që’ nga lashtësia). Një vepër e përmasave të tilla gjithëpërfshirërse është një burim i pasur njohurish jo vetëm për familjarët e Kokajt, por edhe për një shkallë shumë më të gjerë, deri në përmasa gjithëkombëtare. Për nga fusha e studimeve ky shtegtim në histori “ Monografia për Kokajt 1862-2012”, që përfshin është një arritje e mirëpritur nga etnologë, historianë, sociologë e gjuhëtarë për t’u njohur shumë më tepër se deri tani me misteret e rrethinave të maleve me ndikim dhe në zhvillimet tona kombëtare.
Qëllimi i kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kabashi, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjellta të tij me krahina e qytete të rëndësishme të Veriut të vendit tonë me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë e Labanës në Kosovën Lindore (tashmë në Serbi). Autori sjell të dhënat e dokumente, fotografi dhe rrëfime e kujtime të familjarëve të tij nga Klaiqi, i cili është një fshat që gjendet në Komunën e Lebanës, 25 kilometra larg kufirit Kosovë –Serbi. Para shpërnguljes së banorëve, Klaiqi kishte më shumë se 80 shtëpi. Ka qenë i pasur dhe mjaft i zhvilluar për shkak të tokës pjellore. Më 1860 nga fshati janë shpërngulur disa familje, si Kokajt, të vendosur në Malësi të Karadakut. Familjet kishin qenë të pasura pasi që kishin qenë tagrambledhës (spahi), jo vetëm në Klaiq, por edhe në fshatra të tjera. Ata duke mbledhur taksa (të dhjetat) kanë rënë në hasmëri. Pasi vendosjes së administrimit serb në ato vise, Kokajt kanë vrarë dikë, kuvendi kohës i mbledhur nga fiset, kishte marrë vendim që spahinjtë t’i shitnin trojet në Klaiq dhe të vendoseshin diku tjetër. Të shpërngulurit u vendosën në jug të Mireshit (ish-Dobërçanit), prej aty në fshtin Pogragjë që ende mban një sokaku i Kokajve , të cilën paguajnë ngastre tokë nga një “komarxhi”, Isa Begu të Shkupit për 33 lira ( Dukat) kur edhe është formuar fshati Kokaj prej Ademit dhe dy bijve të tij, Hasimit dhe Ismajlit dhe nipit të ture Ali Bylykbashit. Disa shtëpi, po në atë kohë janë vendosur në Gjilan. Shumica syresh jetojnë edhe sot në këto dy vendbanime.(Libri “Shtegtimi rrugëve të ngrira” i autorit R.Klaiqit.
Ramadani krahas eksplorimeve shumëvjeçare për hulumtime, studime dhe botime të së tyre; ka arritur si pakkush të mbledhë edhe të dhëna të rëndësishme familjare, onomastike, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitologjike, demografike, folklorike, si dhe të kujtesës historike që mund të gjenden dhe të vështrohen vetëm në një terren sa më të shtrirë hapësinor dhe kohor. Prandaj, për vite të tëra, kryesisht pushimeve verore në viset shqiptare, do ta gjeje fshatrave, luginave të thella apo qafave të ngushta, maleve të larta, deri majë shkëmbinjsh me rrezik humbjeje orientimi që ka përdorë edhe busollën si orjentuese. Kështu, në shkallë brekdetare’ Qeparoi, Pilurë të Himarës, Qarku i Vlorës, rreth Delvinës. largësi në kërkim te ndryshme “Maja e të malit – Maja e Zezë, Karadakut”. Me të njëjtin vullnet janë vizituar edhe qytete, si: Shkodra, Ulqini, Kukësi, Prizreni, Gjakova, Prishtina, Kaçaniku, si dhe me qendrën orientuese nga Gjilani, gjithëandej etnisë dhe diasporës etj.
Vetëm mbi bazën e eksplorimeve kësisoji në vazhdimësi mund të arrihen botime të tilla dinjitoze si Kokajt… tash së fundi. Autori ka sjell: për të qenë sa më i përgatitur e sa më i sigurt në kërkimet e veta për Lashtësinë, Mesjetën dhe shtrirjen e Kokajve e të fisit ” të tij ka arrtiur që para disa dekadave e vitesh të sigurojë edhe mendimin e akademikëve, profesorëve të nderuar perms deklarimeve dhe botimeve të tyre të arkivuara dhe të internetit, e etj. Gatishmëria e pakursyer e tyre në këtë drejtim, duke shkuar edhe si kumtues deri në Kokaj, tregon vlerësimin e lartë e besimin e madh që kishin për kontributet e tyre, për seriozitetin e punës shkencore, siç po e dëshmon aq suksesshëm me botime kohë pas kohe.
Në pjesën e parë të librit “Kokajt…”, autori ka arritur të sjellë mendime me mjaft interes për emrin vendbanimet e tre që nga antikiteti, siç do të ketë në Mesjetë. Me të dhëna me shumë interes na jepet një profil i familjes fisnike Kokaj në vazhdimësi më se njëmijëvjeçare, 1568 me shtrirje në viset e Vlorës, në Veri deri tek arbëreshët e Italisë (pas vdekjes së skenderbeut kur i’u bashkuan dëbimeve të mëdha nga se I takonin hierarkise së shtetit të Skendertbeut, sidomos e mbajten ekonomikisht shtetin e tij). Njëkohësisht, sjell argumente të pranueshme për derën Kastriotëve- Skederbeut dhe famijes feudale fisnike , Koka( dialekti i toskërishtë “Koka”, dhe lëkundjeve lidhur me prejardhjen e tyre
Brenda pjesës së parë, një vend me rëndësi arrijnë përpjekjet e autorit për të shpjeguar me argumente sa më të plota Karadakun e viseve tjera me një rrëfim për të kaluarën e tyre dhe lidhjet historike të gjithanshëm të fshatit ekonominë, sociokulturor dhe politik. Për mbështetje të këtyre shpjegimeve autori fut në përdorim toponiminë historike e gojëdhanat, si dhe burime arkivore bashkë me botime në qarkullim. Është ky zhvillim i tërësishëm që solli vazhdimësinë e pakëputur të familjeve fisnike, Koka që dhanë personalitete politike, të kulturës, shkencës dhe të biznesit.
Një rëndësi të veçantë në këtë vepër zë edhe mendimi i faktuar se në çdo kohë përcaktuese për çdo fshat, për çdo rrethinë, vise dhe krahinën mbarë, kanë qenë lidhjet vendore dhe asnjëherë lidhjet fisnore. Autori këto lidhje përcaktuese vendore, fqinjësore i ka parë me përparësi, jo se ka dashur t’i minimizojë, t’i zvogëlojë lidhjet ”fisnore”, lidhjet “e gjakut”, luftërave, bashkëjetesën por sepse lidhjet fisnore kanë luajtur rol kryesor në marrëdhëniet fqinjësore ekonomike, shoqërore, juridike, politike as në katund as në rrethinë dhe aq më pak në vise e krahina shqiptare.
Vlerat universale dhe tetnike
Dëshmia më e plotë për këtë është lufta politike dhe atdhetare që funksionuan nëpërmjet lidhjeve fisnore të fisit të tij, zakonet, traditën, kodin etik, moral të tyre por nëpërmjet lidhjeve vendore tradicionale shqiptare. Rigjenerimi i lidhjeve fisnore gjatë vendosjes së sundimit osman, qe një periudhë e përkohshme historike, derisa u arrit të vendosej organizimi autonom i maleve. Megjithatë, kalimtarë e udhëtarë të huaj, qofshin edhe studiues, i frynë në atë masë lidhjet fisnore, sa e paraqitën shoqërinë shqiptare si shoqëri fisnore, ku rolin kryesor e luanin lidhjet fisnore si në shoqëritë primitive prehistorike. Prandaj, rrahja e këtij problemi me seriozitet shkencor te “fis” është një shërbesë e çmueshme e studiuesit edhe në shkencat tona albanologjike.
Në pjesën e dytë, në vazhdim të kësaj monografie, një vend të rëndësishëm zënë edhe portrete e profile personash të ndryshëm që kanë bërë emër në një drejtim të caktuar. Disa prej tyre janë njerëz,në dukje,të zakonshëm, të thjeshtë, që të lënë një kujtim të dukshëm, kanë lënë një mesazh për brezat e së ardhmes. Me këtë punë autori ka treguar se krahas personaliteteve të shquara deri me përmasa kombëtare, janë edhe “të vegjlitt”, në dukje, të cilët shumë të rëndësishëm për shoqërinë,për komunitetin ku jetojnë,
Në disa prej tyre, përmes jetës dhe aktivitetit ka ndërhyrë duke treguar, se në ç’rrethana është njohur me ta, duke i bërë më të kuptueshëm e më intim për lexuesit,
Shkollimi, shkolla, xhamia dhe kishat, përbën një prej vvështrimeve më interesantë të këtij libri, ku jepet përmbledhtas vazhdimësia e saj, e cila pikën më kulminante e arriti në fund të viteve ‘1862 dhe fillimvitet ‘1948 të shekullit që shkoi.
Në këto vite shkolla 4-vjeçare e Kakajve u bë njëfarë shkollimi: siç filluan ta quanin kohe, i cili hulumtimet dhe përgjithësimet shkencore në atë mjedis të asaj shkolle fshati nuk i mbajti ”pronë'” të vetat, por ndihmoi që të përfshiheshin në to sa më shumë mësues.
Nijazi Ramadani ka botuar deri më tani këto vepra: “Dhe shkronja Arbri”, “Kosova dhe Vetëvendosja”, “Një qasje në teatër”, “Vrojtime artistike” dhe “Qasje tjetër për skenën”, derisa ka përvijuar me botimin e romanin “Imazhi i ngrirë”, “dramën&komedin bashkë “Azgani&Ylber(i)ja marrë për botim në konkursin letrar nga “Katarina Josipi” dhe në Shtëpia Botuese “Rrjedha” ka botuar edhe përmbledhje shkrimesh “Vështrime letrare”, kjo është vepra e radhës. Ndryshe, ai merret edhe me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike, të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. /2L ONLINE/