Koha shëron gjithçka: dhimbjet, plagët, të mëson të kërkosh falje dhe të falësh. Por kur dhimbja ta ketë pushtuar shpirtin të falësh të duket e pamundur. Por nëse ti e do vetën tënde aq pak sa ta lësh atë në dorën e dhimbjes e të urrejtjes atëherë kurrë nuk do të jesh i aftë as të falësh por as ta meritosh faljen e dikujt.
Një gjë që prishet njëherë nuk do të kthehet asnjëherë në gjendje të mëparshme, sado që mundohemi ne. Besimi për njerëzit është shumë vështirë për tu fituar por, mjafton një çast vetëm një çast për ta humbur atë. Unë mendoj se njerëzit e fortë dinë të falin sepse falja nuk do të thotë që një raport të kthehet ashtu siç ishte në fillim por të ndihmon ta gjesh qetësinë e shpirtit tënd.
Nuk janë të dobët e të pakarakter ata njerëz që falin, por unë mendoj se ata njerëz e kanë kuptuar kuptimin e jetës. Ata e dinë se nuk ja vlen ta kesh një zemër peng kur mund ta largosh atë, nuk ia vlen të ndihesh keq me vetën tënde kur ti nuk e ke fajin.. Pas një falje të sinqertë do të vijë diçka më e bukur dhe e vërtetë.
Mjafton të kemi besim tek vetja dhe atëherë kemi për ta ndierë shpirtin tonë të lirë. Do të jemi më të qetë, sigurt dhe të mirë. Të përjetosh orgazmën shpirtërore është një fenomen mistik, sepse të duhet ta gjesh atomin e shpirtit tënd, të ngjashmen tënde, atë që do të bëhet për ty, në ty, dhe brenda teje.
Dhe, mos harro, për aq kohë sa je gjallë duhet të ndihesh i gjallë!