Koha për poezi. Tri poezi nga Xhelil Arifi
*
Udhëtim, udhëve të dështuara!
Vetëkënaqësia që tërheqë zvarre gënjeshtrën mitike
Përcëllon lëkuren e trashë të heronjve të lashtë
Dhe bën historinë servile thashethemesh
Që krijon dogmën patetike
Dhe formon patriot fals që nuk besojnë as gënjeshtrën e tyre
Por trasojnë udhë të dështuara
Të cilat tërheqin pasagjerë pa vizion
Dhe injoranca nuk i lë të kuptojnë
Se rrëshqasin në pistën e vetëmashtrimit
Që shpie në Narcisoizëm primitiv!
*
Buzëqeshje e urdhëruar!
Të heshtur, frymojmë momente frustuese
Që prodhojnë vite depresive
Dhe ata pa fije turpi
Riciklojnë fatet tona
Dhe bëjnë sehir teksa riprodhojnë mjerimin
E ne presim që evolucioni të na i zhduke edhe ata pak muskuj Buzëqeshjeje që na kanë ngelur
E të bëhemi robotë që qeshim me urdhër!
*
Kalimthi nëpër vendin tim
Nostalgji dekadash
E një rruge të pa shkelur ndër vite
Ngjall në mua shqisat
Që nuhasin aromën e mallit për të kaluarën
Freski pranverore mali ishte atëherë
Kur të lash e s’të pash më asnjëherë
E tani në rikthim
Kolorit lulesh nga më të bukurat
Dhe aroma e tokës me avullin që lëshon dheu im
Mi dehin ndjenjat edhe pse jam në kalim
E edhe pse andej, akoma të mbaj për vete
Vendi im!
Xhelil ARIFI