Se kam të qartë këtë dimension
Të çartë nuk e kam as edhe shikimin nën influencën e radarit tim frekuentues
Unë shoh mirazhin e siluetave që nuk i kuptoj
Në janë miqtë e interesave të mija
Apo armiq të interesave të tyre
Mos konsekuenca e rrezatimit të tyre jo standard
Ledhatimi që me bëjnë edhe kur unë s’kam nevojë
E hidhërimin që më shkaktojnë edhe atëherë kur unë mundohem t’u tregoj se nuk ja vlen të jemi ndryshe
ngase jemi krijuar
Njerëz
Më lejoni të krijoj iluzion
S’ka rëndësi sa dimensional
Rrugë tjetër nuk kam!
/Xhelil ARIFI/