MOS U FSHEH NË VIZIONIN TIM
Kur unë interpretoj ëndrrat e tua, si të miat
Ahere më konsidero të humbur,nê fiksion
Dhe n`daç më kërko e n’daç mos
Por është utopi e pa arrirë
Të fshihesh në vizionin tim
E tê mos dëshirosh të jesh si unë !!!
ECJET QË RREFEJNË DËSHIRAT
Shqisat e mia gjurmojnë rrethin
Dhe shpesh gjejnë
Që ecjet e tua më rrëfejnë për dëshirat tua
Tek e fundit pse a nuk ecje duke dënesur për të kapur lumturinë
Që largohej fluturimthi nga ti!!!
Një det shikimesh gjithmonë do vërshojnë privatësinë tënde
Por ti vazhdo ecjen!
/Xhelil ARIFI/