Tashmë është bërë e zakonshme që kudo që të shkojmë, të rinj e të moshuar, burra e gra, të dalin e të na presin, me buzëqeshje të ngrohtë, kokën lartë e dorën në zemër.
Me zemër na pritën edhe banorët e lagjes Kodra e Trimave. Ata shihnin Sami Kurteshin e Lëvizjen Vetëvendosje të vetmen shpresë për kthim të dinjitetit. Të vetmen shpresë për arsim cilësor, shëndetësi profesionale e administratë efikase. Ishin të lodhur nga pushtetet e kaluara, as që donin të dëgjonin për ta.
Mezi po prisnin 22 tetorin, që sipas tyre, për të ndëshkuar e për t’i hap rrugë frymës së re, frymës vetëvendosëse.
Sami Kurteshi, si gjithmonë, i artikulueshëm e i thjeshtë me çdo qytetar për të shpalosur e treguar zotimet e tij dhe listës së LV-së për Kuvendin Komunal, duke dhënë edhe sinjalet e para se qeverisja e tij do të krijohet me qytetarin dhe për qytetarin.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje