Avokati i njohur Arianit Koci, ka reaguar nja shkrimeve në mediat serbe për një akuzë të re të mundshme ndaj Ramush Haradinajt duke i cilësuar ato shkrime si luftë speciale të Sigurimit shtetëror serb dhe vetë një lajm të tillë si krejtësisht të pavërtetë.
Nuk do te ketë aktakuzë kundër Ramush Haradinajt.
Lufta speciale e Sigurimit Shteteror Serb po vazhdon. Madje, ne këto momente sensitive politike për Kosovën, është ashpërsuar.
Fatkeqësisht, qëllimet e veta këto struktura, po tentojnë t’i realizojnë nëpërmjet mediave serbe; nëpërmjet dezinformimit – krijimit të opinionit, dhe propagandës klasike.
Nuk është e rastit që çdo dite nga një lider perfolet për kinse krime lufte. Dje Thaçi, sot Haradinaj…
Përsëris, nuk do te ketë aktakuze për asnjërin prej top udhëheqësve tanë.Po ashtu, nuk do të ketë akuzë për trafikim te organeve.
Të gjitha opsionet tjera janë të mundshme.- shkruan Koci në Facebook.