Përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) janë takuar me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, me të cilin kanë diskutuar për shkeljet e të drejtave të punëtorëve.
Sipas njoftimit për medie të KMDLNj-së, shqetësimet më të mëdha të këtij këshilli janë vdekjet në vendin e punës, mungesa e sigurimit shëndetësorë, sigurime sociale, mungesa e kontratave të punës, pagesat jodinjitoze, mosrespektim i Ligjit të Punës, ditëve të pushimit, etj.
KMDLNj ka theksuar se edhe më parë ka reaguar për këtë fenomen dhe numri i vdekjeve të këtij viti është mjaft shqetësues dhe në shifër i lartë.
Edhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi është pajtuar se ky numër dhe fenomen është shqetësues dhe se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje institucionale.
Në vitin 2018 kanë ndodhur 33 raste të lëndimeve në punë. Në këtë kontekst, KMDLNj i ka kërkuar gjykatave që rastet e vdekjeve apo të lëndimeve në vend të punës t’i trajtojë me prioritet.
BURIMI: Epoka e re