DYLON

Sqarimi i MPJ-së rreth njoftimit të Malit të Zi për ratifikimin e demarkacionit

Sqarimi i MPJ-së rreth njoftimit të Malit të Zi për ratifikimin e demarkacionit
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Jashtme sqaron opinionin publik se njoftimi zyrtarë ndaj Institucioneve respektive të Republikës së Malit të Zi në lidhje me përfundimin e të gjitha procedurave të brendshme ligjore të ratifikimit të Marrëveshjes mbi kufijtë shtetërorë të mes të dyja vendeve do të bëhet brenda afatit të përcaktuar Ligjor, respektivisht 15 ditë pas publikimit të kësaj Marrëveshje në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Publikimi i Ligjit mbi ratifikimin e Marrëveshjes së lartpërmendur është bërë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 15 Maj, 2018.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, do të njoftojë autoritetet e Malit të Zi nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe në formë të shkruar për plotësimin e procedurave të brendshme dhe për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.